Veseli largohet nga takimi me liderët, nuk komenton por thotë se dalin në konferencë

Prishtinë | 09 Mar 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dalë nga takimi, ku raportohet se ishte me kreun e shtetit, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Veseli nuk ka folur para gazetarëve, por ka thënë se do të jenë më vonë në një konferencë për medie.

Përndryshe, në orët e hershme të mëngjesit, liderët e institucioneve, presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj si dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli janë takuar me zyrtarin e lartë amerikan, David Hale në Rezidencën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton EO.

Të ngjashme