Veseli dënon linçimin dhe sulmin qyqar ndaj Arbanës

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 11:07 | Nga

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj sulmit që iu bë anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Veseli ka thënë se linçimi i vazhdueshëm i saj, është një sulm qyqar ndaj saj, por edhe ndaj demokracisë së vendit.

“Sulmi ndaj Arbana Xharrës është një akt barbar dhe i patolerueshëm. Linçimi i vazhdueshëm i një gruaje dhe nëne, e cila ndër vite është shquar për veprimtarinë e saj të guximshme në të mirë të të gjithë shoqërisë sonë, është një sulm i radhës qyqar ndaj Arbanës, familjes së saj dhe demokracisë në vendin tonë”, ka shkruar Veseli.

“Të gjithë duhet të jemi një, kundër së keqes, kundër cenimit të fjalës së lirë, të mendimit, shprehjes dhe orientimit politik.
Arbana edhe tani në angazhimin e saj në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës do të vazhdojë të japë më të mirën e saj për konsolidimin e demokracisë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit. Sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë, kurse Arbanës i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme