Veseli-deputetëve: Mos u fokusoni në diskutime, të nxirret diçka nga kjo seancë

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 13:21 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës që është situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, raporton Ekonomia Online.

Kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë diskutimeve të deputetëve u tha atyre që të mos fokusohen vetëm në diskutime, por të nxirret diçka nga kjo seancë.

 Sipas tij, edhe nëse tre nxënës do regjistrohen në shkolla të Kosovës do të ishte arritje e kësaj seance.

“Nuk do të dëgjoj Serbia atë çka do e themi ne, përkundrazi ne duhet të bëhemi gati sepse ata do të veprojnë edhe më keq ndaj tyre nëse ne nuk tregohemi pak më shumë të mençur edhe në vendimmarrjen që e marrim sot. Prandaj do doja të mos fokusohet vetëm në diskutime, tre studentë të mjekësisë që do regjistroheshin do ishte mirë, 500 mijë euro nëse do shkonin në Luginë investim do ishte mirë, sukses i kësaj seance. Keni parasysh se do ketë vështirësi që Serbia do mundohet t’iu dalë pengesë dhe të bëjë të kundërtën e kësaj që e themi ne”, tha Veseli, raporton EO.

Të ngjashme