Veseli dërgon kërkesën për hetimin e listave të fryra të veteranëve

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se  ka dorëzuar kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do ta hetojë çështjen e listave të fryra të veteranëve, shkruan EkonomiaOnline.

 Sipas Kryeparlamentarit Veseli, mashtruesit që kanë fryrë listat e veteranëve, janë duke e lënduar emrin e UÇK-së, ndërsa ka shtuar se do ta bëhët një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzimit të pushtetit./EO/.

Shkrimi i plotë:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është shumë e madhe për të abuzuar dikush me të. Ushtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të përfitojnë për vete, por që të fitojë Kosova, që qytetarët e saj ta fitojnë lirinë dhe perspektivën.

Mashtruesit që kanë fryrë listat e veteranëve janë duke e lënduar emrin e UÇK-së dhe janë duke abuzuar me paratë e qytetarëve tanë. Kjo do të marrë fund. Siç kam premtuar, ne do ta bëjmë një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzimit të pushtetit.

Prandaj, unë tashmë kam dorëzuar kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do ta hetojë çështjen e listave të fryra të veteranëve dhe që ato të pastrohen. Askush nuk do të jetë mbi ligjin

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme