Veseli dhe Gashi vizitojnë familjet e dëshmorëve në 20-vjetorin e Epopesë së Vrrinit

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 19:54 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar dhe nga ministri Kujtim Gashi, me rastin e 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit, ka vizituar familjet e heronjve Xhevat Berisha dhe Agim Shala.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se Beteja e Vrrinit do të shënohet në faqet e lavdishme të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Veselit:

Në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Vrrinit, sot vizitova familjet e heronjve të Kosovës, Xhevat Berisha dhe Agim Shala.

Beteja e Vrrinit do të shënohet në faqet e lavdishme të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme