Veseli dhe Haradinaj premtojnë rritje pagash për sektorin publik

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 10:59 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtuesit e koalicioni PDK-AAK-Nisma, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Sindikatën e Arsimit.

Veseli ka thënë se me këtë memorandum parashihet rritja e pagave për sektorin publik, duke përfshirë edhe mësimdhënësit. nuk ka qenë e lehtë që këta njerëz të punojnë për nëntë vite pa përkrahje.

“Ne do të lëvizim me rritje të pagave edhe për sektorin publik, do të rrisim pagat për zjarrfikësit, policinë të gjithë, po ashtu edhe për Administratën”, ka thënë ai.

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit e konfirmon sot angazhimin e përbashkët.

“Sot ju japim premtimin se nuk janë vetëm më”, ka thënë Haradinaj.

Rrahman Jasharaj ka thënë se është i lumtur që sot e kanë nënshkruar këtë memorandum bashkëpunimi.

“Shpresoj që ligji për vitet e 90 të kalojë në Parlament”, ka thënë ai.

Fotot: Ekonomia Online

Të ngjashme