Veseli dhe Ismaili në Prizren: S’do të ketë mjekë të papunë, mos e lëshoni vendin

Prizren | 07 Shk 2019 | 12:41 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë vizituar Spitalin e Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Në hyrje të Spitalit të Prizrenit, Veseli u ndalua nga një prind i cili një ditë më parë kishte operuar fëmijën në këtë spital, ndërsa shprehu konsiderata të larta për personelin shëndetësorë, të cilët i kishin ofruar trajtimin dinjitoz gjatë trajtimit.

Pas vizitës në disa reparte ku takoi personelin shëndetësorë dhe pacientë, Kryeparlamentari Veseli bashkëbisedoi me punonjësit e Spitalit të Prizrenit.

Kryeparlamentari tha se kjo vizitë po bëhet për t’i uruar punëtorët shëndetësor për Ligjin e Pagave dhe për t’iu dëshmuar se shëndetësia është prioritet.

Nga Prizreni ai ka thënë se nuk do të ketë mjek të papunë, duke shtuar se nuk do të lejohet që të shkolluarit në vend të dalin në shtetet perëndimore për të punuar.

“Mbrojeni shtetin, shteti nuk është i atyre që udhëheqin, por i juaji ne jemi qiraxhi, shteti është i juaji. Mos të na shikon askush se kemi nevojë me dal e me marrë Evropën me refugjatë, kemi 900 mijë vëllezër tonë që mund të asimilohen nesër ky është fanatizëm që duhet ndërtuar qytetari i Kosovës”.

“Duke kaluar nga korridori njëri prind me ndali the mendova se do te ankohet për bese por me tha dua të falënderoj personelin mjekësor të cilët e kanë shikuar fëmijën tim si me qenë i tyre, njeriu kur është në zor nuk aktron por e thotë atë që e mendon”, tregoi Veseli për eksperiencën që e pati me njërin prej prindërve të pacienteve të këtij spitali, i cili ishte nda i kënaqur me shërbimin që i është bërë.

Veseli tha se punëtoret shëndetësor e kanë merituar gjithnjë pagën e dinjitetshme, por mundësitë nuk kanë qenë.

“Askush nuk mund të i cenoj dinjitetin një mori te njerëzve të mire me atë qe bën gabim, ai qe bën gabim merret ligji por puna e jashtëzakonshme që e bën personeli mjekësor është për të u çmuar”.

“Për pak ditë e kemi 17 shkurtin dhe për pak muaj e kemi përvjetorin e çlirimit sot jemi te lirë e kemi shtet jemi krenar për ketë që kemi arrit, por për të bërë edhe më shumë, liria e shteti ka kuptim kur njerëzit janë të kënaqshme dhe kanë krenari ne atë çka jetojnë dhe për këtë kemi luftuar ta kemi shtetin tonë të bëjmë më shumë, askush mos ta cenoj dinjitetin tonë për ketë të jeni të sigurt që do të arrijmë”.

“Askush nuk mund të na cenoj dhe do të punojmë shumë jetën e njerëzve me e bërë më të mirë për të jetuar në Kosovë. Kemi arrit një sukses të vogël sepse ende jemi larg aty ku duhet, me iu qëndruar njerëzve tanë afër”.

“Pagat janë një pjesë të vogël por që ka rëndësinë e vet, por këto janë mundësitë tona me pas mundësi do të ua rrisnim nga 1-2 mijë euro, por kaq kemi. Do orientohemi në përmirësimin e kushteve të punës për ju dhe për paciente sepse e kemi obligim dhe do ta bëjmë këtë”

Veseli tha se edhe për dentistet do të bëhet një projekt që të u jepen pajisjet të mos kenë nevojë me i ble për pjesën fillestare.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se tani me Ligjin e Pagave mjekët kanë pagë të dinjitetshme dhe fokusi do të jetë që të përmirësohen kushtet në sistemin shëndetësor dhe pacientët të marrin shërbimin e duhur.

“Kënaqësi me qenë me juve është vizita e pare që po e bëjmë pas Ligjit të Pagave e kemi zgjedh Prizrenin që na pret mire dhe e dimë se mund të përmirësohet por jemi të kënaqur me shërbimet që bëhen. Shërbimi shëndetësor ka qenë qe është punuar shumë por përkujdesja inditucionale nuk ka pasur shumë, ne me vullnet jemi marrë me e ndërtuar situatën ne tersi të sistemit shëndetësor”.

Ismaili tha se objektiv është që mjekët tanë të mos migrojnë jashtë por të kontribuojnë në vendin e tyre.

“Është një hap i madh duke ndihmuar punëtorët shëndetësor do të ndalet migrimin e mjekeve tanë dhe me i shërbyer pacientit të Kosovës. Edhe ketë vit do të shpallim pozita për mjekët tanë, do të mundohemi pacientët me qenë të kënaqur me këto shërbime”.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj tha se premtimet e ministrit dhe të kryeparlamentarit po realizohen dhe për ketë është mjaft mirënjohës.

“Sot kam publikuar pranimin e 105 specilaizantëve të tjerë të rinj. Të vërtetohet premtimi i disa viteve që punëtoret shëndetësor të kenë trajtim meritor”.

Drejtori i SHSKUK, Basri Sejdiu tha se ndihet fatlum qe në këtë periudhë ku sistemi shëndetësor po merr rëndësinë e duhur.

“Kam ndjenjë të veçantë të kënaqësisë qe jam pjesë e menaxhmentit ne këtë periudhë ku shëndetësia po trajtohet ndryshe me prioritet, pacienti është në qendër dhe jemi të orientuar qe të krijohen kushte të mira për stafin shëndetësor për pacient dhe krijimin e kushteve që pacientet të kenë trajtim dhe sa me pak qe të dalin jashtë”.

“Të gjitha aktivitetet janë në përmirësim të shërbimeve shëndetësore do ta kemi të veçantë trajtimin  në dy orët të para, intervenime në tru etj”.

Të ngjashme