Veseli: Diasporën s’duhet ta shohim si remitenca, por si dije e potencial për zhvillim

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 10:33 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur përfaqësues të diasporës nga shumë vende të botës, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë.

Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat e tyre, por edhe potencialin e pashfrytëzuar profesional dhe intelektual të tyre në krijimin e politikave më të mira për ata dhe vendet e tyre të origjinës.

Gjatë adresimit në seancë solemne para përfaqësuesve të diasporës, Veseli tha se diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e rezistencës dhe lirisë së Kosovës.

Prandaj sipas tij, diasporën nuk duhet ta shohim si remitenca, por si dije dhe potencial për zhvillim, raporton Ekonomia Online.

“Dua të falënderoj gjithë diasporën e shqiptarëve nga republika e Maqedonisë që kanë dhënë kontribut në lirinë dhe pavarësinë tonë. Është një rast i veçantë të ju drejtohem ju që përfaqësoni diasporën tonë që në momentet më të rënda diaspora ka qenë një nga kontribuuesit më të mëdhenj të mbijetesës tonë”.

“Ju jeni kontribuues jo vetëm të sek por edhe tani kur po kontribuoni duke qenë pjesëmarrës aktiv edhe në jetën tonë edhe në dimensionin social, diaspora jonë ka evoluar shumë duke qenë e fuqishme edhe në fushën e ndërrmarrësjsë dhe në fushën intelektuale ku pjesëtarët e diasporës janë bërë avokatë, politikanë përveç ndërmarrës”.

“Kosova ka nevojë në përkushtimin tuaj në transformimin politik për atdheun tuaj që të ecim përpara në integrimet euroatlantike, për me ec fuqishëm drejt kësaj rruge. Shpreh zotimin institucional në emër të kuvendit dhe deputetëve do të jemi përkrah jush, do ju dëgjojmë, përmes një bashkëpunimi të përbashkët që e kemi mund të arrijmë në konkluzione që janë profitabile për qytetarët tonë”.

Pas përfundimit të mbledhjes kushtuar diasporës, pjesëmarrësit e konferencës do të jenë pjesë e katër mbledhjeve të ndara nëpër komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e Task Forcave të Germin do të angazhohen së bashku me deputetët e komisioneve parlamentare në adresimin e temave kryesore të diasporës që lidhen me të drejtat politike, shoqërore dhe ekonomike.

Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit nga diaspora do të kenë mundësinë që të njoftohen dhe avokojnë direkt në agjendat e deputetëve në temat e caktuara të interesit.

 

Nga të gjitha sesionet e punës përfaqësuesit e diasporës së bashku me deputetët do të zhvillojnë disa plane të veprimit dhe do të dalin me rekomandime për mënyrën e përfshirjes së diasporës në krijimin e politikave që avancojnë situatën e diasporës dhe shoqërisë së vendeve të tyre të origjinës.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme