Veseli: Do ta miratojmë demarkacionin me Malin e Zi, së shpejti edhe me Serbinë

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 15:27 | Nga Besjana Bajrami

Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se institucionet do të kryejnë obligimet e marra, duke e miratuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe kosovarët do të lëvizin pa viza.

Veseli ka paralajmëruar se edhe me Serbinë do të bëhet shënjimi i kufirit shumë shpejt, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë realitetin që Kosova është shtet i lirë dhe demokratik.

“Do t’i kryejmë të gjitha obligimet që janë në rrugëtimin tonë drejt BE- së. Do ta kryejmë dhe obligimin e fuqizimin e shtetësisë sonë përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufijtë tani me Malin e Zi, presim të shkojmë dhe më tutje dhe shpejt dhe me Republikën e Serbisë ta kryejmë çështjen e kufirit dhe të njëjtën kohë Republika e Serbisë ta pranojë realitetin se Kosova është shtet i pavarur e sovran”.

Këto komente ai i bëri me rastin e përmbylljes së “Projektit të binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës” nga Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

Veseli ka falënderuar Bashkimin Evropian që e kanë bërë të mundur këtë projekt përmes së cilit Kuvendi i Kosovës ka përfituar shumë dhe kanë bërë hapa pozitivë dhe më të shpejtë në rrugëtimin drejt BE së.

“Kuvendi ka administratën më profesionale në rajon. Ky projekt tani po përfundon dhe ne po e fillojmë prapë një projekt me shtetin hungarez do ta ndërtojmë stadiumin olimpik në Drenas. Kemi shumë projekte”, ka thënë ai.

Projekti në vlerë prej 1.3 milion euro ka për qëllim përmirësimin e punës dhe kapaciteteve të Kuvendit. Ky projekt i financuar nga BE-ja zbatohet nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë, raporton Ekonomia Online.

Istvan Jakab, zëvendëskryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, tha se për Hungarinë është kënaqësi ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Jam i bindur qe sot jemi duke festuar përfundimin e suksesshëm të projektit të binjakëzimit. Hungaria është mbështetës i Kosovën dhe ne jemi të lumtur që kemi mund të ndihmojmë në rrugen tuaj drejt BE. Puna që kemi bërë në parlament paraqitet me aktivitete të ndryshme dhe asistencën teknike në ngritjen e kapaciteteve”.

“Unë mendoj që njëjtë sikurse dy projektet e mëhershme janë arritur rezultate pozitive. Kemi pasur bashkëpunim të mirë me ju sepse kemi ndjekur linjën e detyrave. Qëllimi ynë ka qenë që ta dizajnojmë një zgjedhje që i përshtatet nevojave të Kosovën, dhe kjo më së miri dëshmohet nga plani i veprimit. Ky dokument është i qartë dhe është përmbledhë e propozimeve që janë bërë dy vitet të fundit për fusha të ndryshme. Kërkoj që ky plan i veprimit të miratohet në parlament dhe që të zbatohet dhe ta ketë legjitimitetin politik”.

Ai tha se partitë politike duhet të lënë anash interesin personal dhe të fokusohen në anëtarësimin e Kosovës në BE

“Neve na nevojitet të bashkëpunojmë me partitë parlamentare që të përparojë në rrugën e bashkimit evropian, kjo mund të bëhet kur partitë politike i lënë anash interesant personale. Kosova duhet të tregoj qe është vend qe mund ti besohet. Çështjet që kanë mbetur të hapura duhet të zgjidhen dhe kjo është e vetmja mënyrë se si ju mund të integroheni në Evropë”.

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  i bëri thirrje kuvendit që ta intensifikoj punën e tyre në mënyrë që të ecet drejt BE-së.

“Strategjia e bashkimit evropian që është publikuar ditë më parë kërkon nga secili vend të bëjë disa reforma të nevojshme, të gjitha institucionet kanë një rol të veçantë në përmbushjen e obligimeve. Barra kryesore do t’i bije Kuvendit i cili do të krijoj konsensus në mes të partive politike dje komuniteteve”.

“Dua ti bëjë thirrje kuvendit ta intensifikoj punën e vet sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur. BE k përpiluar rekomandimet konkrete se si kuvendi mund ta përmirësoj punën e vet për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE. Ne do të vazhdojmë ta vëzhgojmë kuvendin e Kosovën dhe të përcjellim nga afër përmbushjen e këtyre obligimeve”.

Zoltan Horvath, Drejtues i Ekipit të Asistencës Teknike të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, tha se e binjakëzimit ka rritur bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë.

“Dëshiroj që theksoj që kemi arrit me ngrit mbështetjen në një nivel tjetër. Në këtë mënyrë kemi arrit të bashkëpunojmë së bashku të shënojmë më shumë progres. Asistenca direket ka ardhur nga parlamenti ynë dhe ju kemi ofruar mbështetjen më efikase sepse ekspertë kanë ardhur jo vetëm nga Hungaria por edhe nga parlamentet tjera, dhe këta ekspert kanë bërë punë të mrekullueshme. Jam shumë krenar që kemi arrit mi përmbush rezultatet. Ne e konsiderojmë Kosovën si vend kandidat dhe ajo duhet të jetë e gatshme ti përmbush obligimet për anëtarësim”.

Të ngjashme