Veseli: Do të përkrahim prodhuesit, jo dembelët

Prishtinë | 22 Pri 2017 | 09:47 | Nga EO Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar panairin e përgjithshëm dhe ndërkombëtar “Prishtina 2017”, me ç’rast bashkëbisedojë me bizneset pjesëmarrëse.

Veseli pas vizitës që u bëri bizneseve në panair, tha se zhvillimi ekonomik është e vetmja rrugë për të zvogëluar papunësinë,  raporton Ekonomia Online.

Ai tha se do t’i japin prioritet prodhimit vendor dhe atyre që punojnë, por jo edhe “dembelëve”.

“Do t’i jepet prodhimit vendor, do të jepet prioritet atyre që punojnë. Dembelëve fare hiç. Për ta larguar papunësinë nga vendi ynë e vetmja mundësi është përmes zhvillimit ekonomik. Do të thotë përmes prodhimit, industrializimit të vendit. Nuk kemi alternative tjetër, as që do të kërkojmë.

Veseli tha se do të orientohen kryesisht në bujqësi dhe në shfrytëzimin e resurseve tjera natyrore, por edhe humane.

“Ky do të jetë fokusi im politik, do të orientohemi aty ku mund të kemi rezultatet e para. Siç është bujqësia dhe shfrytëzimi I resurseve tjera natyrore , në mënyrë të veçantë resurset humane për t’i orientuar në tregun e punës dhe për t’i inkurajuar, duke filluar nga bujqësia deri tek teknologjia informative”, tha ai.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se vizita e kryeparlamentarin në këtë panair është një motiv shtesë për të gjitha bizneset.

“Biseduam së bashku për avancimin e bizneseve përmes Pakos së re Fiskale. Dua të besoj që këto objektiva që Veseli i ka para vete të jenë që Zhvillimi ekonomik të jetë garanci për stabilitetin politik dhe stabilitet social dhe përshpejtim i proceseve integruese dhe përmirësim të imazhit”, tha ai.

Kryeparlamentarti Veseli do të vizitojë edhe panairin ‘Esnaf’, i cili organizohet në Prizren.

Të ngjashme