Veseli: Dy nënshkrimet manipulim i opozitës, seanca e rregullt vazhdon

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 18:31 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur manipulim dy nënshkrimet në listën e opozitës të deputetëve Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda, raporton Ekonomia Online.

Vesei ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, se seanca plenare e paraparë në orën 17 do të vazhdojë.

“Jam munduar ti japë hapësirë opozitës që të ketë më shumë hapësirë se pozita. Edhe vendimmarrja e mëhershme u ngritë me shqetësime për këto 42 nënshkrime. Kam kërkua nga deputetët të përgjigjen, nuk pat reagim, ndërkohë kur morëm vendimmarrjen, ne kemi marrë edhe dy shkresa. Shkresa ka qenë flagrante sepse dy deputetë kanë tregues se nuk kanë tërheq nënshkrimet por nuk kane qenë pjesë e nënshkrimeve”, tha Veseli.

Veseli ka shtuar se si kryetar mund të bëj tolerime që kanë të bëjnë me hapësirën por jo të krijohen precedent që e cenojnë punën.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka quajtur mashtrime rastin e dy nënshkrimeve, duke thënë se deputetja Mimoza Kusari Lila dhe deputeti Ilir Deda kanë konfirmuar se nuk kanë nënshkruar.

“Në mbledhje isha unë dhe z Isufi dhe patëm diskutime për vërtetësinë e nënshkrimeve dhe nga ajo mbledhje, pati vetëm heshtje. Në ndërkohë e patët edhe zyrtarisht dy deputetë Mimoza Kusari dhe Ilir Deda e njoftuan kuvendin se nënshkrimet e tyre janë përfshirë pa vullnetin dhe autorizimin e tyre. Është një rast i pa precedent. Është hera e parë që kuvendi përballet me një mashtrim të tillë.  Propozimi ynë ishte qe kolegët tanë nga opozita të mbledhin nënshkrimet dhe nëse nuk mund ti bëjnë ne mund ti ndihmojmë por procedura që e kanë ndjekë është procedurë e lënduar, e kontestuar sepse kemi deklarime të dy deputetëve që thonë se nuk rrinë prapa kësaj kërkesë. Kjo mund të jetë edhe shkelje e nenit 70 të kushtetutës”, tha Krasniqi, raporton EO.

Krasniqi shtoi se insistimi për ta majtë këtë seancë, mund të jetë shkelje e kushtetutës sepse kjo procedurë është e kontestueshme.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se çështja është se ata nuk po duan të pranojnë se kanë bërë dy nënshkrime të paautorizuara.

“Kemi të bëjmë me mosgatishmërinë për të pranuar se nënshkrimet janë falsifikuar. “Kjo është çështje për Gjykatën Kushtetuese e cila bëhet për një seancë të jashtëzakonshme me nënshkrime të deputetëve pa autorizim. Kemi bërë me faktin se nuk kemi gatishmëri se nënshkrimet janë bërë pa autorizim. Kjo konteston edhe çështjen e gjithë nënshkrimeve të tjera”, tha Shefiri.

E shefi i Grupit Parlamentarë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet isufi, tha se kjo çështje, ka të bëjë me dëmtimin e imazhit të Kuvendit të Kosovës.

“Kemi të bëjmë më dëmtim të imazhit të kuvendit. Ne po dëshmojmë se pikërisht është përdorë një listë e vjetër, qe konteston numrin prej 42 deputetë. Dmth është një manipulim që nuk lë të zhvillohet seancë”, tha Isufi.

Para se të përfundojë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, opozita e ka lëshuar mbledhjen.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se është shkelje mos mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.

Sipas Konjufcës rasti i nënshkrimeve të deputetëve Kusari Lila dhe Deda, ka qenë gabim teknik, raporton EO.

“Ky ka qenë një gabim teknik sepse ka mbet ende si deputetë të GP të LDK-së, në emër të kësaj me ja mohu nënshkrimet e 40 nënshkrimeve tjera, këtu është shkelje. Nuk është falsifikim, është gabim teknik”, tha Konjufca.

Sipas Konjufcës, opozita i ka 40 nënshkrime dhe se të gjithë deputetët që janë aty qëndrojnë prapa atyre nënshkrimeve.

“Dhe këtu sapo u votua se a të pranohet kjo kërkesë apo mos të pranohet. Për këto na nevojitet një konsultim shtesë me LDK-në, sepse sapo e morën njoftimin që u votua mos ta mbahet seanca”, shtoi ai.

Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mblidhen nënshkrimet sërish.

 

Të ngjashme