Veseli: E ardhmja më e ndritur, kur vlerësojmë ata që dhanë shumë për vendin

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 17:33 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot, familjen e dëshmorit Ersan Mazreku në Prizren.

Kryetari Veseli, në një postim në rrjetin social, ka shkruar se “e ardhmja e shtetit tonë do të jetë më e ndritur, kur vlerësojmë ata që dhanë shumë për vendin”.

Këtu është postimi i plotë i Veselit në rrjetin social:

“Në Prizren, te familja Mazreku, e cila ia dha dëshmor Kosovës birin e saj Ersanin. Kosova është shtet i qytetarëve të saj anekënd, që i kanë dalë zot kur ka qenë më së vështiri. E ardhmja e shtetit tonë do të jetë më e ndritur, kur vlerësojmë ata që dhanë shumë për vendin”, ka shkruar kryetari Veseli në Facebook.

Të ngjashme