Veseli e Gashi në festivalin sportiv të parafillorëve, zotohen për investime në sport

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 10:03 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Sportit, Kujtim Gashi, në hapjen e Festivalit Sportiv për Fëmijë Parafillorë të Prishtinës, janë zotuar për investime në sport, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Kuvendit, Veseli, tha se rinia është e ardhmja e Kosovës dhe kampionët e vendit, sepse këta janë pasardhësit e Adem Jasharit e të kampiones së xhudos Majlinda Kelmendi.

“Sporti është e ardhmja e Kosovës do investojmë edhe më shumë në sport, në stadiume anë kënd Republikës së Kosovës në basketboll, e gjitha fushat e sportit”, tha ai.

“Ju jeni kampionët e ardhshëm të Kosovës, jeni pasardhësit e Adem Jasharit, pasardhësit kampiones Majlinda Kelmendi, ju jeni kampionët e Kosovës të futbollit, basketbollit, hendbollit gjitha fushat”.

“Kosova është e bekuar që ju ka juve. Ju ruajt Zoti, urime kjo fushë dhe ju jeni kampionët, ju jeni të gjithë”, tha Veseli.

Ndërsa, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi ka bërë zyrtarisht hapjen solemne të Festivalit Sportiv për Fëmijë Parafillorë të Prishtinës në Stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Anisa Jashari nga Kopshti “Fillesa” në Prishtinë tha se kur tw rritet dëshiron të jetë pasardhëse e kampiones Majlinda Kelmendi në Olimpiadë.

Dëshirë të njëjtë pati edhe Djella Maqedonci nga kopshti “Gëzimi Ynë“ në Prishtinë, e cila tha se kur të rritet pret ta përfaqësoj Kosovën në Olimpiadë siç bëri Kelmendi.

Gjatë hapjes së festivalit u kryen të gjitha ceremonitë e Olimpiadës, përfshirë edhe djegia e flakadanit.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Mbahet Festivali Sportiv për Fëmijë Parafillorë të Prishtinës. Marrin pjesë dhe kryeparlamentari Kadri Veseli e ministri Kujtim Gashi

Posted by EkonomiaOnline on Friday, April 19, 2019

Të ngjashme