Veseli e Idrizi takohen me studentët e Universitetit të Mitrovicës

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 15:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, sot ka takuar studentët e universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ai ka thënë se Kosova dhe Mitrovica kanë nevojë për profesionistë të rinj, për kuadro të reja që marrin përgjegjësi.

“Ne do t’ia kthejmë krenarinë Mitrovicës. Kemi nevojë për universitete që i ndihmojnë zhvillimit ekonomik dhe për zhvillim ekonomik që forcon universitetet. Dikur kanë thënë se dija është fuqi, por sot dija është edhe zhvillim. Kemi nevojë për ju studentë, që Mitrovicën ta bëjmë qendër edhe më të madhe universitare dhe industriale”, ka thënë Veseli.

I pari i PDK-së ka thënë se në të kaluarën ishte e nevojshme që universiteti të krijonte heronj të lirisë, por sot kemi nevojë që universitetet të krijojnë heronj të zhvillimit ekonomik.

Ndërsa, kandidatja e PDK-së për Kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka thënë se studentët duhet t’i japin edhe më shumë forcë ndryshimeve.

“PDK-ja i ka dhënë Mitrovicës identitet universitar. Çdo ditë edhe ju po bindeni që fokusi jeni ju. Do tëinvestojmë në ju dhe do të krijojmë politika që ju vetë të mund të krijoni vende pune. Ju do të përkraheni, qëtë mund ta realizoni potencialin që keni për të mirën tonë”, ka thënë kandidatja Valdete Idrizi.

Ajo i ka garantuar studentët se prej 22 tetorit jo vetëm që do ta vazhdojë bashkëpunimin me universitetin “Isa Boletini”, por edhe do ta avancojë atë.

 

Të ngjashme