Veseli e Lladrovci ua kërkojnë votën grave të Drenasit

Drenas | 11 Tet 2017 | 21:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vazhduar fushatën elektorale në Drenas, duke i dhënë mbështetje Ramiz Lladrovcit, i cili synon ta marrë tani një mandat të plotë në krye të kësaj komune.

Veseli e Lladrovci kanë takuar sonte gra të kësaj komune.

“E kemi dëshmuar bashkë se gratë e Drenasit janë të zonja të prijnë më zbatimin e ligjit. Drenasi është komuna me përqindjen më të lartë të grave udhëheqëse në pushtet lokal, shembull jo vetëm në Kosovë por edhe krahasuar me vendet më demokratike”, ka thënë Lladrovci.

“Vota Juaj, le të jetë votë për bijat tuaja, për motrat tuaja, të cilat i kontribuojnë fitores së madhe të Forcës së Ndryshimit. Vota Juaj do ta bëj Drenasin edhe më të fortë për të promovuar vlerat e grave të Drenasit edhe në nivel nacional”.

Sipas tij, në Komunën e Drenasit ekziston barazia gjinore, pasi që janë 50 për qind gra që punojnë në këtë Komunë.

Kreu i PDK-së, Veseli, theksoi se partia që ai drejton iu jep hapësirë grave në vendimmarrje.

“Jemi e vetmja parti politike që kemi tri kandidate për kryetare komunash. I inkurajoj të gjitha gratë në marrjen e përgjegjësive, jo vetëm në votim. Nuk do të lëmë asnjë grua pa përkrahje”, ka thënë Veseli.

Lladrovci: E kam kthyer disiplinën në Drenas

Kryetari i Drenasit, Lladrovci, ka folur për disa nga punët e kryera gjatë mandatit të tij të shkurtuar, duke përmendur ndarjen e 200 bursave, ndërtimin e infrastrukturës rrugore etj.

Ai tha se e ka kthyer disciplinën në Komunën e Drenasit, duke vendosur rregull.

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing, wedding, suit and indoor

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 8 people, people standing

Image may contain: 7 people, crowd

Image may contain: 3 people, indoor

Image may contain: 15 people, crowd

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting

Të ngjashme