Veseli e Meta bëjnë thirrje për unitet politik për dialogun me Serbinë

Tiranë | 12 Sht 2018 | 14:28 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur në Tiranë nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin e ka informiar për zhvillimet politike në vend dhe për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Kryeparlamentari Veseli ka theksuar qëndrimin e Republikës së Kosovës se në fazën finale të dialogut Kosova synon njohjen e pavarësisë nga Serbia dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në OKB, NATO, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Veseli theksoi se në këtë proces institucionet e Kosovës duhet të jenë të unifikuara dhe të ketë konsensus të gjerë nga forcat politike parlamentare.

Ai tha se integriteti dhe sovranitti i Kosovës janë të pa cenuar dhe të panegociueshme, raporton Ekonomia Online.

Presidenti shqiptar Ilir Meta tha se Shqipëria po ndjek nga afër këtë proces dhe do të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fazat.

Ai tha se në procesin e dialogut, shteti i Kosovës duhet të ketë konsensus të gjerë politik dhe me këtë rast tha se edhe partitë opozitare duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të gjithë së bashku të ndërtojnë platformë shtetërore dhe ekip për dialogun.

Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë.

Temë kryesore e takimeve ishte gjendja politike në Kosovë, Shqipëri e rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në rrugën drejt integrimeve evropiane, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitë së tij në Tiranë, kryeparlamentari Veseli është takuar edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha  me homologun e tij, Gramoz Ruçi, kryetarin e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Rexhep Meidani.

Të ngjashme