Veseli e pret Ramën në takim

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 18:26 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vazhduar takimet me krerë të partive politike në vend. Kësaj radhe, Rama u prit nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.

Në takim po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj. Nga ky takim nuk është pasur deklarime për medie.

Rama gjatë ditës ka takuar edhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Kurse në mbrëmje do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi.

Përderisa të martën është paralajmëruar se do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kreun e AAK-së, ramush Haradinaj.

Takim do të zhvillojë edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Të ngjashme