Veseli e quan Hotin “yll” të opozitës

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, e ka quajtur “yll” të opozitës shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin, raporton Ekonomia Online.

Këtë përgjigje Veseli e dha pasi Hoti, tha se Qeveria është fajtore për mosliberalizimin e vizave, duke shtuar se edhe ai duhet të flas diçka.  

“Avdullahi duhet me fol diçka është opozitë, është bërë ‘yll’ i opozitës. Vizitën e Putinit në Serbi merreni si diçka me opozitën, ne jemi me ShBA”.

“Në vizitën e Putinit në Serbi, janë të njëjtat mesazhe që i janë thënë edhe presidentit Thaçi dhe nga kjo vjen se Rusia është drejt njohjes së Kosovës”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Deklarimet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me shefat e Grupeve Parlamentare

Posted by EkonomiaOnline on Friday, January 18, 2019

Të ngjashme