Veseli e quan kryeministër Haradinajn

Jabllanicë | 17 Maj 2017 | 13:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës, ku u përkujtuan 33 dëshmorët e rënë.

Në fillim të fjalës së tij, Veseli ka përshëndetur partnerin e ri të koalicionit, Ramush Haradinajn, të cilin e quajti kryeministër i Kosovës.

“Me vjen mire qe është këtu dhe e përshëndesë atë që është nip i Shqiponjës, kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Veseli.

Veseli, i cili do të jetë bartës i Listës PDK-AAK-Nisma, dhe kandidati për kryeministër, Haradinaj, janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe janë parë teksa bisedojnë kokë më kokë.

Në këtë tubim përkujtimor merrte pjesë dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, MImoza Kusari-Lila, e cila në koalicion parazgjedhor është futur me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme