Veseli e viziton Demaçin në shtëpi, i bën dhuratë flamurin shtetëror

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 18:07 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka vizituar në shtëpinë e tij, veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçi. Në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë, Veseli ia ka dhuruar Demaçit flamurin e Kosovës.

“Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Veseli, në faqen e tij në Facebook.

“Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, ka theksuar kreu i Kuvendit dhe PDK-së.

Image may contain: 3 people, people sitting, suit and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and suit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme