Veseli e vlerëson lajm të mirë raportin e nxjerr nga “World Justice Project”

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka vlerësuar lajm të mirë raportin e fundit të Indeksimit të Sundimit të Ligjit të saponxjerrë prej organizatës prestigjioze “World Justice Project”.

Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ky raport që konfirmon sukseset e Kosovës, mat performancën e sundimit të ligjit në 128 vende dhe e vendos Kosovën në vendin e 54-ët.

“Ajo që vlen të përmendet është se Kosova renditet e dyta mes vendeve të rajonit të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, duke lënë pas vende të tjera që kanë më shumë vite ekzistencë si shtet dhe e kanë nisur më herët tranzicionin demokratik”, ka Veseli. Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme të rindërtimit prej shkatërrimeve të luftës, shtet-ndërtimit dhe pengesave në arenën ndërkombëtare, Veseli ka thënë se Kosova ka mundur të arrij shumë në shumë pak kohë për sa i përket sundimit të ligjit.

Ky indikator, sipas tij, vlen veçanërisht si demantim ndaj atyre zërave nihilist në Kosovë, që mohojnë çdo arritje e progres që ka bërë vendin ynë, e nuk humbasin rast për ta njollosur e dëmtuar pa të drejtë reputacionin e shtetit të Kosovës.

“Nuk ka dyshim që Kosova ka ende rrugë të gjatë për të bërë në sundimin e ligjit, mund të eci përpara edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit, megjithatë është e ulët që të mohoen sukseset e deritanishme që me aq sakrificë i kemi mundësuar”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme