Veseli falënderon deputetët për miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Kryekuvendari Kadri Veseli, pas votimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka falënderuar deputetët për miratimin e këtij ligji, me ç’rast potencoi se duke e votuar ligjin “të gjithë deputetët pa dallim, treguam se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”.

Ja postimi i Kryetarit Veseli në rrjetin social:

“Falënderoj deputetët që votuan sot Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili dënon çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve. Duke e votuar të gjithë deputetët pa dallim, treguam se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.”

Të ngjashme