Veseli: Fuqizimi i bizneseve, prioritet i Fillimit të Ri

Prizren | 12 Maj 2017 | 18:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me pronarë të bizneseve të vogla dhe të mesme në Prizren, për të bashkëbiseduar me ta planin e zhvillimit ekonomik dhe punësimin që parasheh platforma qeverisëse e PDK-së, Fillimi i Ri.

I pari i PDK-së ka thënë se muajve të fundit ka realizuar ture dëgjimore anekënd Kosovës, së pari për të dëgjuar problemet dhe sfidat e qytetarëve, e më pas për t’i dëgjuar ekspertët se si mund të zgjidhen këto probleme.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për një fillim të ri dhe për njerëz me ide të reja.

“Ky vend, duhet të ketë fillim të ri. Fillim të ri që lidhet drejtpërdrejt me ekonominë tonë”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka thënë se duhet krijuar vende pune për të rinjtë e Kosovës.

“Si mund punësojmë këta të rinj? Pa prodhim, s’ka. Pa fabrika, s’ka. Do të bëj çdo veprim dhe çdo vendim që i stimulon prodhuesit. Çdo veprim, çdo vendim, çkado që është e nevojshme. Nuk kam prioritet tjetër, më para se në prodhim dhe punësim të të rinjve tanë”, ka thënë Veseli.

Nga ndërmarrësit, si liderë të bizneseve në Prizren, Veseli ka kërkuar edhe ide për krijimin e vendeve të reja të punës.

Kryetari i PDK-së ka thënë se pyetja me të cilën ballafaqohet Kosova në këto zgjedhje është fare e thjeshtë: kush mund të ndërtojë një Kosovë të re?

Përfaqësuesit e bizneseve nga Prizreni kanë theksuar nevojën që kanë për një qasje të re nga Qeveria e re, për t’i ndihmuar ata që të fokusohen në prodhim më të madh dhe në punësim të të rinjve.

Sipërmarrësi Alejdin Fusha ka thënë se e mirëpresin një platformë të re qeverisëse, e cila do t’u krijojë më shumë lehtësira në të bërit biznes.

“Po shpresojmë shumë për këtë Fillimin e Ri dhe besoj se keni me pasë plane për ekonomi edhe për prodhimet vendore”, ka thënë Fusha.

Lexo më shumë:

Të ngjashme