Veseli kujton Skënderbeun dhe patriotët shqiptarë

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë sot nderime para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në ditën e tij të vdekjes.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, lideri i PDK-së ka vlerësuar lart figurën e Skënderbeut por edhe të patriotëve tjerë shqiptarë si Adem Demaçi, vëllezërve Gërvalla e Ladri Zeka.

“Ndjesia për dinjitetin, për lirinë, për rezistencën për tokën, nuk ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se në figurën dhe shembullin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Këtë ndjesi e gjejmë gjatë gjithë historisë shqiptare kur u desh t’i dilet zot popullit dhe tokës. Ky shembull trimërie dhe kjo trashëgimi që na e la Kastrioti ka frymëzuar shumë të tjerë sa herë që populli ynë ishte në gjendje rreziku. E gjejmë në figurën dhe flijimin e Adem Demaçit, në flijimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, dhe si një kurorëzim rreth idesë së popullit e tokës e gjejmë në shembullin historik të UÇK-së. Ishte kjo ndjesi që sot krijoi kushte lirie, perspektivë dhe vizion. Një shoqëri e krijuar mbi këtë fundament me siguri që ka të ardhme”, ka shkruar Veseli.

Ndjesia për dinjitetin, për lirinë, për rezistencën për tokën, nuk ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se…

Gepostet von Kadri Veseli am Freitag, 17. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme