Veseli: Gjermania dhe Franca do të kenë rol aktiv në dialog, përkrahin liberalizimin

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 14:10 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimin me delegacionin e këshilltarëve diplomatikë të presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe të kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, tha se këto dy shtete do të kenë rol aktiv në dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Madje ai u shpreh i bindur se Gjermania dhe Franca do të përkrahin Kosovën në liberalizimin e vizave, që sipas tij, do të ndodh këtë vit.

“Patëm një takim të frytshëm, dy vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian Gjermani dhe Franca janë përkrah nesh përkrah Kosovës. Jam shumë i bindur se Gjermania dhe Franca do të përkrahin Kosovën në liberalizimin e vizave për qytetarët tanë një e drejtë e cila, po shpresojmë që të ndodh këtë vit”.

“Poashtu në procesin e dialogut është një lajm i mirë se vendet e BE-së do jenë të involvuara bashkë me SHBA-në në arritjen e një marrëveshje historike, e cila do t’i hap një perspektivën më të madhe Ballkanit dhe gjithë kontinentit”.

Veseli tha se qëndrimi i palës kosovare ka qenë unik në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.

“Qëndrimet tona ishin shumë unike, qëndrime që lidhen me mandatin tonë kushtueses në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. Është një ditë e mirë për Kosovën për vet faktin se Gjermani dhe Franca janë përkrah nesh”.

Kërkesa specifike prej zyrtarëve të këtyre dy shteteve, Veseli tha se nuk ka pasur.

“Nuk ka pasur kërkesa specifike përveç se ne samitin e Parisit do të shkojmë më të përgatitur. Ajo që është e rëndësishme është se Gjermania dhe Franca do të jenë edhe me të involvuar në procesin e dialogut edhe ShBA sigurt”.

“Shtetit, sovraniteti janë të pacenueshëm për qa sa liberalizimi i vizave duhet të ndodh edhe marrëveshja historike duhet të ndodh. Thërras kolegët opozitarë që të jenë pjesë e këtij bashkëpunim për të mirën e qytetarëve tanë”.

Vizita e tyre vjen në prag të Samitit të Parisit. Delegacioni francez përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.

Të ngjashme