Veseli: Heq dorë si kryeparlamentar, nëse Haradinaj s’bëhet kryeministër

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 15:44 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se se nuk pranon të jetë kryetar i Kuvendit, nëse i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk bëhet kryeministër.

Këto komete Veseli i bëri pasi u pyet për mundësin që Lista Serbe të mos e votoj Haradinajn për kryeministër. Ai u shpreh i bindur se i kanë votat e kësaj partie.

“Kosovën nuk do ta udhëheqë askush tjetër pos nesh. Nuk është mirë me rrit ndikimin e Listës Serbe dikush për poena politikë. Unë nuk do të jem kryetar Kuvendi nëse Ramush Haradinaj nuk është kryeministër”, ka thënë Veseli.

Ai tha se emrat e ministrave të PDK-së do të bëhen publik shumë shpejtë dhe do të jetën njerëz intelektual e të dëshmuar.

Veseli: Le të dihet e vërteta për zyrtarët e shtetit dhe familjarët e tyre

Kreu i Kuvendit, u shpreh se Kosova duhet të ketë një ligj, që njihet si Veting, nëpërmjet të cilit kontrollohet çdokush përpara se t’i ofrohet një vend pune. Sipas tij, vendi ka nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë.

“Çështjet që kanë të bëjnë me hipoteza të ngritura do t’i orientojmë brenda institucioneve në mënyrë shumë të hapur. Kemi nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë”.

“Kam biseduar edhe me mandatarin e Vetingut i cili do të përfshijë jo vetëm sistemin e drejtësisë dhe sigurisë por edhe atë politik. Propozimi ynë do të jetë shumë i qartë për të gjithë ne në politikë por edhe për të gjithë familjarët tanë që të dihet saktësisht se cila është e vërteta”.

Të ngjashme