Veseli i bindur se vizat hiqen në fund të vitit, në qershor lobohet në vendet e BE-së

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 10:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në fund të këtij viti.

Kjo ngase sipas tij, qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen, raporton Ekonomia Online.

“Presim lëvizjen e lirë të qytetarëve të fund të viti, lëvizje e merituar. Do të lëvizim në shumicën e vendeve e BE-së në mënyrë që të përçojmë mesazhin e qytetarëve se ne duam të lëvizim lirshëm se ne jemi pjesë e këtij kontinentit dhe në të njëjtën kohë do të respektojmë gjithë kornizën legale të vende të BE-së, kosovarët  nuk do të kërkojnë azil në vendet e BE-së”.

“…. kosovarët dëshirojnë të lëvizin lirshëm për të studiuar, për të shkëmbyer përvoja dhe në të njëjtë kohë për të shkëmbyer mallrat me vendet e BE-së”.

“Jemi një vend i lirë, kemi ecur përpara shumë dhe është diçka që na takon. Liberalizimi i vizave do të ndodh”.

Veseli sqaroi se tashmë kanë në agjendë vizata në disa vendet që kanë peshë vendimmarrëse për liberalizimin e vizave, raporton EO.

Ai bëri të ditur se me 7 qershor do të jenë për vizitë në Austri, po ashtu do të jenë në Francë, ndërsa janë duke punuar edhe për vizitën në Berlin.

“Vizitat vetëm disa janë konfirmuar, në Vjenë do të jemi me datën 7 me kryetarin e Kuvendit të Austrisë, pastaj do të shkojmë në Strasburg në Parlamenti Evropian me kryetarin e Parlamentit, në Francë, në të njëjtën kohe jemi duke punuar edhe Berlin shumë shpejt. Këto janë vetëm disa vende që kanë peshën vendimmarrëse për liberalizmin e vizave”.

Të ngjashme