Veseli ia sqaron Kurtit: S’mund ta quash Shtëpinë e Bardhë, të kuqe e të zezë

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-sëë, Kadri Veseli, ka folur për pretendimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se ka një marrëveshje sekrete mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është budallallëk të mendohet kështu.

Veseli ka thënë se Kurti në agjenda politike nuk mund të ironizoj me Shtëpinë të Bardhë.

“Në agjenda politike nuk mund të quash Shtëpi të Bardhë, të kuqe, të zezë se ajo është simbol i atij shteti. SHBA nuk janë shtet desido për Kosovën”

“Ideja se ka ndarje të Kosovës e të jetë në çerdhen e vendit që e përkrah Kosovën, është kulmi i budallallëkut”, u shpreh Veseli në RTK.

Të ngjashme