Veseli: Investimet për ujë duhet të jenë prioritet i shtetit

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar liqenin e Badovcit për të parë nga afër gjendjen me mungesën e ujit.

Kreu i PDK-së ka bërë thirrje për kursim të ujit gjatë sezonit të verës ndërsa ka bërë thirrje për vazhdimin e projekteve madhore të propozuara nga PDK pëelr sektorin e ujit.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Reshjet e pakta gjatë dimrit dhe temperaturat e larta të javëve të fundit, kanë bërë që uji në liqenin e Badovcit të shkojë në nivel shumë të ulët. Për rrjedhojë, është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të tregohemi sa më të kujdesshëm e kursimtarë me konsumin e ujit gjatë muajve të thatë të verës që pritet të vijnë.

Kosova është relativisht e varfër me ujëra, prandaj, programi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka pasur prioritet që pas ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, të ndërmerreshin investime strategjike në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje.

Për këtë qëllim, është e nevojshme që shteti ynë të fillojë të investojë për ndërtimin e njëzet ujëmbledhësve sipërfaqësorë të ujit, të cilët, janë planifikuar të ndërtohen që para dekadash.

Reshjet e pakta gjatë dimrit dhe temperaturat e larta të javëve të fundit, kanë bërë që uji në liqenin e Badovcit të…

Gepostet von Kadri Veseli am Dienstag, 19. Mai 2020

Të ngjashme