Javën e ardhshme emërohet ministri i ri i Integrimeve Evropiane

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 12:02 | Nga

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka paralajmëruar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për integrim evropian se në konsultim me kryeministrin javën e ardhshme do të emërojnë ministrin dhe zëvendësministrin e Integrimeve Evropiane.

Gjatë këtij takimi Veseli foli për procesin e liberalizimit të vizave dhe ka drejtuar kritika ndaj BE-së, e cila sipas Veselit padrejtësisht po mbanë 1.7 milionë kosovarë të izoluar.

Ai tha se diskriminimi i BE-së për izolimin e kosovarëve ka ardhur si pasojë e përçarjes së klasës politike, sepse siç tha ai “po të ishim ne të bashkuar ata do të na trajtonin më mirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme