Veseli: Javën tjetër finalizohet Ligji për Trepçën

Prishtinë | 01 Tet 2016 | 13:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, e kanë vizituar minierën e ndërmarrjes “Trepça”. Së bashku me udhëheqësit e këtij kombinati dhe me gazetarë, ata kanë zbritur 800 metra nën tokë.

Veseli nga atje tha se deri në fund të javës tjetër do të finalizohet Ligji për Trepçën, i cili nuk e lejon likuidimin e gjigantit ekonomik për vendin.

“Ligji do të finalizohet brenda javës tjetër, do ta dërgojmë në Qeveri dhe pastaj do ta qesim për votim në Kuvend. Unë besoj se shumica e deputetëve do të votojnë pro këtij ligji”, ka thënë Veseli.

Nëse deri më 2 nëntor nuk miratohet Ligji për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, gjiganti ekonomik shkon në likuidim, sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.

Deri te ky vendim që e rrezikon “Trepçën” ka ardhur pas mosfunksionalizimit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), procedurave të prokurimit, dhe pasi që AKP-ja ka dështuar ta bëjë me kohë studimin e fizibilitetit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka theksuar se Ligji për Trepçën do të jetë i gatshëm brenda afateve të përcaktuara kohore dhe do të jetë zgjidhje që do t’i garantojë “Trepçës” një të ardhme të sigurt.

“Do t’i hapim perspektivë zhvillimit të saj të mëtutjeshëm, investimet e ndryshme të cilat mund ta valorizojnë edhe më shumë vlerën që e ka sot ‘Trepça’, dhe një perspektivë e veçantë për të gjithë punëtorët e saj. Në botën bahskëkohore ky sektor ka avancuar shumë dhe të gjitha parakushtet i ka ‘Trepça’ që në vendin tonë të bëhet një gjë e tillë…”, ka thënë Stavileci

Veseli e Stavileci gjithashtu kanë njoftuar edhe për iniciativën përmes të cilës do të përfitojnë punëtorët e veriut që do të punojnë në pjesën e “Trepçës” në jug se do ta kenë nga një pagë ekstra.

kadri-veseli-trepce2 kadri-veseli-trepce3 kadri-veseli-trepce4 kadri-veseli-trepce5 kadri-veseli-trepce6
blerand-stavileci
kadri-veseli8

Të ngjashme