Veseli i jep mbështetje kryeshefit të ri të AKK-së

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 13:19 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim kryeshefin e ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, i cili që nga 24 Shtatori 2016 merr detyrën e re.

Kryeparlamentari Veseli i ka ofruar mbështetje të plotë kreut të ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit, duke e inkurajuar për të punuar sa më shumë në luftën për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Veseli tha se Agjencia Kundër Korrupsionit do të ketë përkrahjen e Kuvendit në realizimin e strategjisë së saj.

Duke folur për punën e deritashme në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kryeparlamentari Veseli ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kryeshefit të deritashëm të kësaj agjencie, Hasan Preteni.

Nga ana e tij, kryeshefi i ri i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe e ka siguruar se do të vazhdojë punën dhe realizimin e objektivave të Agjencisë.

Ai tha se Agjencia Kundër Korrupsionit do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe me Kuvendin dhe Komisionet Parlamentare për të realizuar sa më mirë objektivat e Agjencisë në përputhje me legjislacionin e vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme