Veseli: Kemi mungesë të investimeve të huaja

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 15:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Diplomacia kosovare duhet të orientohet nga aspekti ekonomik, pasi që në Kosovë niveli i investimeve të huaja është i ulët.

Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në konferencën e katërt të ambasadorëve të Kosovës.

“Ajo çfarë është sfidë e përbashkët është koha përfundimtarë që diplomacia të orientohet tek aspekti ekonomik, sepse, kemi numër tepër të ulët të investimeve të huaja. Bilancin tregtar e kemi negativë sepse diku 90% varemi nga importet kurse vetëm 10% na eksportet tona”, theksoi Veseli.

Ai ka theksuar se ende ka sfida sa i përket njohjes së Kosovës nga vendet e huaja, po ashtu edhe anëtarësimi në organizata të huaja, njofton EkonomiOnline.

“Anëtarësimi në UNESCO është shumë me rëndësi, pastaj anëtarësimi në INTERPOL”, tha Veseli.
Sipas tij, bota është duke u sfiduar nga terrorizmi dhe se Kosova ka pasur suksese të jashtëzakonshme në parandalimin e sulmeve terroriste që kanë mundur të ndodhin.

Në këtë konferencë po marrin pjesë diplomatë të huaj nga të shumë vende të botës si dhe deputetë vendas.

Të ngjashme