Veseli kërkon intensifikim të punës nga komisionet parlamentare

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 12:15 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar kryetarët e komisioneve parlamentare nga të cilët ka kërkuar më shumë angazhim në shtyrjen përpara të agjendave legjislative, duke iu dhënë përparësi shumë reformave në shumë sektorë, por me theks të veçantë agjendës evropiane. Madje për këtë të fundit ai ka caktuar edhe afate.

Në një status në faqen e tij në Facebook, kryeparlamentari Veseli ka theksuar nevojën edhe për një mbikëqyrje më të madhe të zbatueshmerisë së ligjeve në Kosovë.

“Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të intensifikojë punën e vet, me qëllim të shtyrjes përpara të shumë reformave të rëndësishme për vendin. Me kryetarët e Komisioneve Parlamentare diskutuam punën e bërë deri më tani dhe njëherësh kërkova nga ta që të punojnë edhe më shumë në përmbushjen e agjendës legjislative, në mbikëqyrjen e punës së ekzekutivit dhe një monitorim më të shpeshtë në terren për zbatimin e ligjeve. Në veçanti, kërkova që deri më 31 Mars të këtij viti të përfundojë shqyrtimi i të gjitha ligjeve në kuadër të agjendës së reformave evropiane (ERA)”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme