Veseli kërkon nga BE-ja t’i trajtojë barabartë Kosovën dhe Serbinë, nuk tërhiqet nga taksa 100 për qind

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 11:52 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur në konferencë për medie lidhur me zhvillimet e fundit politike, për vendimet e Kuvendit për Ushtrinë, bisedimet me Serbinë dhe letrën e Presidentit Amerikan, Donald Trump.

Veseli tha se Kosova nuk do ta heqë taksën ndaj Serbisë derisa BE-ja ta trajtoj barabartë, ndërsa bëri të ditur se reciprociteti do të jetë baza e vendimeve për ecjen përpara, raporton Ekonomia Online.

“Javën që shkoi në Kuvend morëm vendime të mëdha, ushtria e Kosovës dhe delegacioni. Nga 14 dhjetori Ballkani është më i sigurt. Votimi i delegacionit për dialogun afirmon qartë qëndrimin e Kosovës për marrëveshje. Janë shkelur marrëveshjet për lëvizjen e qytetarëve nga Serbia, për energjinë. Mallrat e Kosovës asnjëherë nuk kanë mund të lëvizin lirshëm në Serbi. Rasti i Interpolit solli vendosjen e taksës. Kjo masë ishte për të treguar se bllokimi sjell bllokim. Kemi pritur reagim balancues nga BE-ja, dhe nuk kemi pritur që të reagoj vetëm ndaj nesh. Thirrjet e Serbisë për heqje të taksës dhe mbështetja që po ju jep BE-ja, është me të drejtë shqetësuese për qytetarët”, raporton Ekonomia Online .

Veseli ka thënë se Kosova pret nga BE-ja trajtim të barabartë të palëve.

“Bllokimi i lëvizjes përbën shqetësim serioz. Izolimi i qytetarëve të Kosovës pa lëvizje të lirë e rendon këtë situatë. Kosova është e pavarur dhe shtet evropian, rruga e Kosovës për Bruksel nuk kalon e as nuk do të kaloj nga Beogradi. Ne presim nga BE-ja që të garantoj trajtim të barabartë të palëve. Kosova nuk do të veproj njëanshëm në heqjen e taksës”, tha Veseli.

Lidhur me qasjen e Haradinajt dhe Mogherinit dhe anasjelltas, Veseli tha se Mogherini është përkrahëse e lëvizjes së lirë të qytetarëve të vendit.

“Kosova do ta ketë Kosovën dhe nuk do të tkurret më shumë. Mogherini ka kryer një punë të shkëlqyer dhe është një nga përkrahëset më të mëdha të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Mogherini ka një qëndrim pozitiv dhe përkrahës për liberalizimin e vizave. Nuk ka dialog që mund ta nxjerr Kosovën nga binarët e shtetësisë së vet. Serbia ka me njoft shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, dhe ky është proces i pakthyeshëm”, tha Veseli.

Sipas tij, qëndrimi unifikues nuk do të jetë cenimi i territorit të Kosovës, e as krijimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive. “Presidenti Trump do të jetë kurorëzues i ulëse tonë në OKB”, tha Veseli.

 

 

Të ngjashme