Veseli kërkon që stacioni i trenave në Prishtinë të bëhet muze i dëbimit të shqiptarëve

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 12:08 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Migjen Kelmendi, kanë vizituar stacionin e trenave në Prishtinë vend ky ku para 21 vjetësh janë larguar me dhunë nga forcat serbe qytetarët e kësaj ane, raporton Ekonomia Online.

Veseli ka propozuar që kjo hapësirë të kthehet në muze në mënyrë që sipas tij, të mos harrohet e kaluar e lavdishme e kosovarëve.

Kreu i PDK-së, më tej shtoi se në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve ka zgjedhur që ta vizitojë këtë hapësirë për të kujtuar historinë, e që sipas tij, nuk do të harrohet asnjëherë.

“…kjo është fusha e dhembjes së Prishtinës, kjo është monumente në vete ku gjysma e Prishtinës janë depërtuar nuk e kanë ditur fatin e tyre”.

“Ky monument duhet të zyrtarizohet, më vjen keq që nuk ka ndodhur po se ka qare pa ndodhur ky do të jetë muzeu i dhembjes së Kosovës, muzeu i dhembjes së Prishtinës dhe pjesa te tjegullorja atje ku do ta ndërrojmë. Nuk duhet të jemi popull hakmarrës, por ta dokumentojmë dhimbjen që e kemi kaluar”.

“Na se kem ndërmjet me harru, shumë po politizohet çdo gjë në Kosovë, por dhimbja jonë është veç një nuk parti nuk ka politikë. Sot 18 maji është Dita Ndërkombëtar e Muzeve, nuk kem me heq dorë nga ideja edhe për të pagjeturit në mënyrë të veçantë”.

Migjen Kelmendi me këtë rast rrëfeu ditët e vështira të luftës e ku ishte njëri nga mijëra qytetarë të Prishtinës që u depërtua dhunshëm nga Kosova me tren.

“Erdhëm për ta kujtuar këtë moment sepse nga këtu 50 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e veta të ndjekur nga policët e Millosheviqit, u detyruan të vijnë në këtë fushë këtu në stacion, e cila e ka humbur autenticitetin e vet me këto ndërtime të shëmtuara, ku u krijua një Prishtinë e vogël e cila e priste trenin për me ardhur për të gjetur mënyrë për të hyrë në tren e për të shkuar kushedi se ku”, rrëfeu Kelmendi.

“Ata nuk na tregonin se ku do të na vendosnin. Dikush thoshte në Ferizaj do ti ndajnë burrat, dikush thoshte se do të na qojnë në kufi me Maqedoninë. Ai masivitet u bë që të shpërnguleshin shqiptarët nga këtu në kufi me Maqedoninë nga një kordon policie serbe. Për shkak të kësaj lufte na e pame se çfarë çmimi ka liria. Besoj shumë që propozimi i kryetarit Kadri Veseli për ta shndërruar këtë vend në muze do të jetësohet dhe do të shërbej si memorie kolektive për atë tmerr që kemi kaluar”, tha Kelmendi.

Edhe Remzi Berisha, dëshmitar i depërtimeve, ka treguar se pothuajse të gjithë qytetarët e Prishtinës gjatë luftës kanë kaluar në këtë hapësirë të stacionit të trenave.

“Janë bartur kufoma nga këtu sepse kanë vdekur pleq. Krejt Prishtina kanë kaluar nga këtu, ka pasur rast që edhe kanë kaluar natën në këto shtëpi tek stacioni, kush ka mundur ka hyrë për dritare e për dere”, tha ai.

Të ngjashme