Veseli: Kosova e gatshme ta ndihmojë zonat e përmbytura në Shqipëri

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 20:47 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë dhe qytetarët e saj në zonat e përmbytura nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike.

Deklarata e Kryeparlamentarit Veseli në faqen e tij në Facebook:

I shqetësuar me gjendjen e rëndë në Shqipëri, pas vërshimeve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të territorit atje. Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq. Shpresoj që kjo gjendje e krijuar nga reshjet të tejkalohet sa më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme