Veseli: Kosova është afër lëvizjes së lirë

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 13:18 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë që pas votimit pro nga Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave, Kosova është afër lëvizjes së lirë.

Veseli përmes një postimi në rrjetin Facebook, ka thënë që institucionet Kosovës do të vazhdojnë lobimin që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti.

“Pas votimit pro nga Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave, jemi edhe një hap më afër drejt lëvizjes së lirë.

Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë lobimin që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti. Qytetarët tanë e meritojnë këtë”, ka shkruar Veseli.

“Qytetarët tanë e meritojnë këtë”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme