Veseli: Kosova është e bekuar që ka në krah Amerikën

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me anë të një postimi në Facebook ka uruar për 4 korrikun, ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Veselit, Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan.

“4 korriku është një datë e madhe, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për popullin tonë dhe të gjithë popujt e botës që besojnë në të drejtat dhe lirinë njerëzore. SHBA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë garantues të vlerave demokratike dhe paqes globale. Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan. Festa e sotme është e dyfishtë, sepse përurojmë edhe objektin e ri të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Urime të gjithëve, popullit amerikan dhe përfaqësuesve të tij në vendin tonë”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme