Veseli: Kosova ka ndërtuar raporte të mira me vendet fqinje

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 10:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar Samiti dyditor i Komisioneve për Punë të Jashtme në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian.

Në këtë samit po diskutohet për perspektivat e zgjerimit të BE-së , për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve ndërkombëtare, për krizën e emigracionit si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Republika e Kosovës qëndron fuqishëm mbi parimet e politikës së fqinjësisë së mirë dhe komunikimit pa barriera.

“Në të gjitha fushat, ne kemi ndërtuar raporte shumë të mira me vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe prej disa vitesh jemi përfshirë në një dialog të hapur me fqinjin tonë verior, Republikën e Serbisë, në mënyrë që marrëdhëniet tona, fillimisht të normalizohen, si hap i parë në rrugën e pashmangshme të njohjes reciproke”, ka thënë Veseli.

“Qytetarët e vendit tim janë të përkushtuar dhe të përcaktuar në masën më të lartë evropiane. Kohëve të fundit jemi dëshmitarë që BE-ja është duke kaluar momente kritike. Kjo është duke krijuar huti dhe në momente të caktuara edhe pasiguri për qytetarët tonë”, ka thënë Veseli.

Veseli shtoi se BE-ja është shumë më shumë se sa burokracia, është besimi tek sundimi i ligjit, është besimi tek ekonomia e lirë e tregut, është besimi tek shoqëria sekulare. “Këto janë vlera të pazëvendësueshme dhe e ardhmja nuk mund të mendohet pa këto vlera”, ka shtuar ai.

Ai tha se është koha që Ballkani ta thotë fjalën e tij për këto.

Fjalimi i i plotë i Veseli:  

“Të nderuar të pranishëm

Zonja dhe zotërinj

Fillimisht, me lejoni që të gjithë pjesëmarrësve ndërkombëtar në këtë samit, të ju uroj mirëseardhje në vendin tonë, në Republikën e Kosovës.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Kosovë ju dëshiroj punë të mbarë e të frytshme.

Prezenca juaj në Kosovë shprehë respektin për vendit tonë të shteteve që ju përfaqësoni.

Kjo ka një vlerë të veçantë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë.

Njëkohësisht përgëzoj Komisionin për politikë të jashtme të Kuvendit të Kosovës për organizimin e këtij samiti kaq të rëndësishëm për ne dhe rajonin.

Ngjarje të tilla janë përbëjnë një lajm shumë pozitiv për vendin tonë.

Takimet e një formati të tillë janë shprehje e qartë e përkushtimit të përbashkët të vendeve tona për thellim të bashkëpunimit të gjithanshëm institucional, në funksion të agjendës evropiane të integrimit.

Si asnjëherë më parë në histori, vendet e rajonit tonë ndajnë vlerat e përbashkëta demokratike, vizionin politik dhe aspiratat e qytetarëve tanë për të qenë qytetarë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Kohëve të fundit, të gjithë jemi dëshmitarë se Bashkimi Evropian është duke kaluar momente kritike.

Ka zëra që flasin për një krizë pashtekgdalje.

Të tjerë flasin për skenarë të shpërbërjes.

Natyrshëm kjo është duke shkaktuar huti dhe ndonjëherë edhe pasiguri për të ardhmen në mesin e qytetarëve tanë.

Jam i mendimit se këto pikëpamje shpejt do të përgenjështrohen.

Vullneti për të qëndruar të bashkuar është shumë herë më i fortë se tendencat që kërkojnë të kundërtën.

Bashkimi Evropian është shumë më shumë se sa burokracia e një grupi mekanizmash institucional.

– Bashkimi Evropian është besimi tek demokracia liberale, si modeli më i avancuar i rendit politik,

– është besimi tek liritë dhe të drejtat e njeriut, si vlera të pacenueshme,

– është besimi tek sundimi i ligjit, si forma e vetme legjitime e ushtrimit të pushtetit,

– është besimi tek ekonomia e tregut të lirë, si modeli më efikas për të siguruar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve,

– është besimi tek shoqëria sekulare, si alternativa më e mirë që garanton paqen dhe bashkëjetesën mes komuniteteve me kultura dhe religjione të ndryshme.

Këto vlera janë të pazëvendësueshme.

E ardhmja e shoqërive tona, në kontinentin evropian, nuk mund të mendohet pa këto vlera, prandaj është koha që të angazhohemi edhe më shumë në mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre, qoftë si shtete të veçanta, qoftë në format e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Është koha që edhe Ballkani të thotë fjalën e tij në këtë drejtim.

Janë këto vlera mbi të cilat qëndron edhe vizioni që kanë institucionet dhe qytetarët për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Ne jemi të lumtur tek sa shohim që edhe fqinjët tanë ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e tyre.

Të nderuar të pranishëm

Të premten që shkoi Republika e Kosovës shënoi 9 vjetorin e themelimit të saj.

Gjejë këtu rastin të falënderoj shtetet që ju përfaqësoni për kontributin e dhënë në procesin e shtetndërtimit të vendit tonë. Ne do tu jemi përgjithmonë mirënjohës për përkrahjen tuaj.

Gjatë gjithë këtyre viteve shteti i Kosovës ka dëshmuar se është një faktor konstruktiv i paqes  dhe stabilitetit  në rajon.

Shteti i Kosovës e ka bërë më të qëndrueshëm rajonin dhe më të sigurt perspektivën e tij evropiane.

Ne funksionojmë mbi bazën e një kushtetute demokratike dhe liberale, e cila ngërthen në vete standardet më të larta të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe standardet më të larta të respektimit të komuniteteve që e përbëjnë shoqërinë kosovare, të përfaqësimit politik dhe identiteteve të tyre.

Pavarësisht përkatësisë që ka, secili qytetarë i Kosovës mund ta ndjej shtetin e Kosovës si shtëpinë e tij të sigurt.

Republika e Kosovës qëndron fuqishëm mbi parimet e politikës së fqinjësisë së mirë dhe komunikimit pa barriera.

Ne të gjitha fushat, ne kemi ndërtuar raporte shumë të mira me vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe prej disa vitesh jemi përfshirë në një dialog të hapur me fqinjin tonë verior, Republikën e Serbisë, në mënyrë që marrëdhëniet tona, fillimisht të normalizohen, si hap i parë në rrugën e pashmangshme të njohjes reciproke.

Gjatë këtij dialogu kemi arritur një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh, të cilat ndonëse po hasin në vështirësi, duhet të zbatohen.

Nuk duhet lejuar që retorika e ashpër nacionaliste, që bëhet për fushata elektorale, të dëmtoj frymën dhe efektivitetin e dialogut

Për qytetarët serbë të Kosovës grancia më e madhe janë ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, e jo trenat me simbolika që nxisin urrejtje dhe muret e ndarjes.

Dialogu është standard demokratik dhe evropian, nga i cili të gjithë duhet të dalin të fituar.

Dialogu është shpresë për qytetarët e të dy vendeve se e ardhmja do të jetë krejtësisht e ndryshme prej të kaluarës.

Është koha për ta pranuar se retorika nacionaliste nuk mund ta zëvendësojë nevojën e qytetarëve tanë për zhvillim ekonomik, mirë”

Të ngjashme