Veseli: Kosova nuk do ta ndjekë shembullin e Serbisë

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 10:41 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka dhënë mbështetje iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim.

Gjatë takimit të parë konsultativ, Kryeparlamentari Veseli tha se institucionet e Kosovës po dëshmojnë se kanë vullnet të ndriçojnë të kaluarën, të ballafaqohen me të vërtetat e saj dhe të ndihmojnë në shërimin e plagëve që ka lënë pas ajo.

Kryeparlamentari Veseli tha se edhe 18 vite pas luftës, mijëra qytetarë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

“Populli ynë pagoi një çmim shumë të madh për lirinë dhe pavarësinë e tij. Si shumë e shumë popuj tjerë të shtypur gjatë historisë. Plagët ishin të mëdha, dhe fatkeqësisht ende janë të pashëruara. Vitet po kalojnë dhe ne ende nuk dimë për fatin e mijëra qytetarëve të Kosovës. Qindra familje kosovare jetojnë me dhimbjen e rëndë për të dashurit e tyre të pagjetur. Ata vijnë nga të gjitha komunitetet, por shumica dërmuese janë shqiptarë.

Veseli ka folur edhe për heshtjen e shtetit serb për dhjetëra masakra të kryera në Kosovë e për të cilat ende askush nuk është dënuar.

“Janë mijëra viktima të pafajshme, ndërsa drejtësia për to ende nuk është vendosur. Janë me dhjetëra masakra, të kryera gjatë luftës, për të cilat askush nuk është dënuar. Fatkeqësisht as moralisht nga shteti serb. Ky shtet vazhdon të heshtë për këto masakra, pa hequr dorë nga propaganda e vjetër zyrtare që mohonte krimet e kryera në Kosovë nga ushtria dhe policia e Millosheviqit. Ata që i bënë këto krime vazhdojnë të jenë të lirë, duke pritur që koha t’i fshij dhe mbulojë me pluhurin e harresës dëshmitë e krimeve të tyre monstruoze”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Ai ka bërë thirrje që Institucionet e Kosovës të mos heshtin dhe të argumentojnë e zyrtarizojnë krimet e luftës, pasi sipas Veselit, historia e treguar pa dëshmi nuk i reziston kohës dhe as nuk i shërben vendosjes së drejtësisë.

“Prandaj ne si institucione shtetërore do t’i japim të gjithë ndihmën e nevojshme që ky komision, i cili po ngrihet, të ketë sukses të plotë në misionin e tij human të mbledhjes së fakteve e dëshmive për krimet e kryera. Si i tillë, ai nuk është zëvendësim i drejtësisë, por është në shërbim të saj. Dhe drejtësia është rruga e vetme për të lënë pas të kaluarën dhe arritur pajtimin. Nuk mund të ketë pajtim pa moralin e pranimit të përgjegjësisë. Nuk mund të ketë pajtim pa moralin e kërkimit të faljes”, tha Kryeparlamentari Veseli.

16732082_10212825709215488_2122956192_o

16731676_10212825709175487_1709812631_o

Të ngjashme