Veseli: Kosova tani shkon në dialog me vizion të qartë

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 19:38 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se sot është bërë hapi i parë kualitativ për dialog me Serbinë, me kalimin e rezolutës për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se votimi i rezolutës për dialogun është lajm i mirë dhe tregon se Kosova është e zonja të marrë vendime.

“Jam shumë i lumtur për këtë vendim të sotëm edhe për faktin se që nga maji i këtij viti jam përpjekur që ta arrij këtë konsensus. I kemi thënë po dialogut që do ta ndalim agresivitetin diplomatik të Serbisë. Ne jemi për dialog dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare dhe fqinjësi të mirë”.

“Që nga sot kemi përballë vetëm Serbinë. Do t’i dalim zot vendit tonë. Kosova shkon në dialog me vizion shumë të qartë, me institucione shumë të qarta”, tha Veseli, në një paraqitje për medie, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Pas një vendimi shumë pozitiv të djeshëm të plotësimit të shtetësisë – Ushtrinë e Kosovës, sot kemi marrë edhe një vendim për ruajtjen e sovranitetit dhe partneritetit me BE-së. Votimi i delegacionit sot i thotë po integritetit territorial dhe procesit të dialogut në të cilin Kosova shkon me bindje të plotë se Serbia do ta njohë shtetin tonë të pavarur dhe sovran. Shkojmë në dialog që Serbia ta njehë shtetin tonë”, theksoi kreu i Kuvendit.

“Askush nuk mund ta cenojë territorin, sepse për këtë jemi ne garant, institucionet e Kosovës”, deklaroi Veseli.

 

Të ngjashme