Veseli: Ku është Amerika është edhe Kosova

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 16:06 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se do ta ketë primar interesin shtetëror dhe atë amerikan, raporton Ekonomia Online.

“Nuk do ndodh njëanshëm me marrë vendime sepse kemi shtet e institucione, do jetë Kuvendi dhe nga vetë ju deri në referendum çdo vendimmarrje që marrin përfaqësuesit do jem unë. Jam lider i koalicionit,  interesi i shtetit dhe shtetit amerikan është një, kjo është ajo që dua ta barti me ju, jemi bashkë ku është Amerika është Kosova dhe ku është Kosova është Amerika”, tha Veseli.

Ai tha se nga viti 2019-të ndër të tjera presin që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Çdo vendim i institucioneve tona duhet të jetë legjitim e transparent. Kuvendi është ku duhet të bëhen qëndrimet për vendin tonë, besoj se do kemi koordinim më të mirë në Kuvend për çështjen  e dialogut e përgjegjësitë shtetërore që kemi. Ftoj partitë politike opozitare që të marrin përgjegjësit e tyre dhe mos tu ikin përgjegjësive para qytetarëve të Kosovës. Nga 2019-ta presim që Serbia ta njoh Kosovën”, tha Veseli.

Ai tregoi se seanca për votimin e buxhetit do të mbahet të shtunën, me 2 shkurt.

“Me 2 shkurt, në ora 10:00 do të ketë seancë për Buxhetin. Para votimit të buxhetit janë 9 pika në rend dite”, tha ai.

Të ngjashme