Veseli kujton grevën e minatorëve

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 09:53 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vlerësuar grevën e minatorëve të Trepçës si kthesë gjithpopullore kundër agresionit të Serbisë.

“Sot kujtojmë e nderojmë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989. 29 vjet me parë, zëri i protestës së tyre, nga thellësitë e tokës së Kosovës, u kthye në lëvizje gjithpopullore kundër agresionit të Serbisë. Mesazhi i minatorëve ishte vendimtar: Kosova nuk do të nënshtrohet me asnjë çmim; rruga e lirisë dhe e pavarësisë është e pakthyeshme”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme