Veseli: Kundërshtarët u morën me ne, kurse PDK-ja foli për qytetarët

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 19:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.

Mijëra qytetarë kanë pushtuar sheshin e Prishtinës në përkrahje të këtij subjekti politik dhe kandidatit për kryeministër, Kadri Veselit.

Tubimi përmbyllës ka filluar nën intonimin e Flamurit të Kosovës.

Kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, falënderoj për mbështetjen dhe besimin nga gjithë qytetarët, për të cilën tha ai se do të kontribuojë me të gjitha forcat e tij.

Veseli theksoi se bashkërisht me të rinjtë do të bëjnë më të mirën për vendin.

Ai deklaroi se PDK do ta mbajë fjalën dhe do ta dërgoj vendin përpara.

Më tej Veseli ka shtuar se në këto zgjedhje të gjitha partitë politike kundërshtare u morën vetëm me PDK-në, ndërsa PDK-ja ofroi vizionin e vërtetë për ta luftuar korrupsionin dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Kosovë.

“Oponentët tanë garuan veç me një mesazh në këtë fushatë, atë kundër, kundër PDK-së. E ne, në vend që të flisnim kundër tyre, folëm për ato që kanë vërtet rëndësi për qytetarët. Ne folëm për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ne folëm për krijimin e shanseve të barabarta. Ne folëm për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Ne folëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor. Ne folëm për partneritetin që do ta ndërtojmë me Amerikën. Ne folëm për integrimin në NATO, Bashkim Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Më e rëndësishmja, ne sqaruam sesi përmes zgjidhjes së këtyre problemeve do t’i mbajmë të rinjtë tanë të çmuar në Kosovë dhe do ta ndërtojmë të ardhmen: për ju dhe për shtetin”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, pas të dielës kur PDK-ja t’i fitojë zgjedhjet, fillon një tjetër fushatë për ta bërë Kosovën më të mirë çdo ditë.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe lideri i  partisë reformatore liberale nga Britania e Madhe, James Worton, i cili deklaroi se gjendet në Kosovë për të mbështetur PDK dhe Kadri Veselin, pasi siç tha ai se Britania e do një Kosovë në të cilën sundon ligji, e këtë do ta bëjë Kadri Veseli.

Worton theksoi se platforma e Kadri Veselit është e duhura për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe ta dërgoj Kosovën drejt integrimit evropian.

“Jam i lumtur që shoh gjithë këta njerëz të entuziazmuar. Unë nuk jam këtu vetëm për shkak të zgjedhjeve unë jam këtu për të ndryshuar Kosovën. Këtu është gjendja me e mirë se sa kisha imagjinuar. Jam krenar për rolin kyc që ka luajtur Britania në Kosovë. PDK e bënë si një parti motër te partisë sime, partisë reformatore liberale. Britania don një Kosovë të hapur ku sundon ligji. Unë do doja një Kosovë afër Britanisë pasi kemi gjera të përbashkëta. Unë jam këtu për ta mbështetur PDK dhe Kadri Veselin pasi ai nuk ka dhënë vetëm premtime të kota. Kadri Veseli është një mik i Britanisë së Madhe ashtu siç është i SHBA-së, në duam një Kosovë që zgjedh lider të duhur. Platforma që Kadri Veseli ka paraqitur në këto zgjedhje është e duhura. Keni një shans për të luftuar korrupsionin, agjenda e Kadri Veselit do të zgjeroj Kosovën drejt Integrimit evropian”, ka thënë ai.

Image may contain: one or more people, crowd, concert, tree and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 1 person, standing
Image may contain: 5 people, people smiling
Image may contain: 1 person, crowd

Të ngjashme