Veseli: Kuvendi s’do të jetë skenë teatrale, demarkacioni procedohet kur ka konsensus

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 12:10 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë tha se shtyerja e demarkacionit për një mbledhje tjetër është bërë me qëllim që të gjendet konsensus nacionale.

Veseli tha se nuk do të lejoj që Kuvendi të jetë skenë teatrale ku persona të caktuar synojnë të sqarojnë inatet personale, raporton Ekonomia Online.

“Asgjë nuk ka të jashtëzakonshme. Çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës përkrah BE-së dhe është një mesazh i qartë në drejtimin që do të ecë Kosova. Ka nevojë për një koncenus të gjerë nacional. Nuk është vetëm për liberalizimin e vizave por edhe një drejtim pozitiv i partneritetit të vendeve të NATO-s”.

“Patëm anonimitet përpos LDK-së që kërkoj të jetë menjëherë në rend ditë që ishte reaksion ndaj opozitës së ndjeshme por sido që të jetë kishim anonimitet. LDK kishte një reaksion për shkak të së kaluarës. Jemi duke punuar shume seriozisht shumë bashkërisht në mënyrë që të arrihet një zgjedhje që është e konsensusit nacional”.

“Nuk do të lejojë që të jetë pikë konfrontimi siç është çështja e kufirit me fqinjët e tjerë. Jemi duke lëvizur dalë ngadalë, por sigurt në vendimmarrje të shtetit. Kuvendi të mos jetë për skena teatrale për të krijuar frustrime dhe shqetësime tek qytetarët”.

Veseli ka folur edhe për vizitën e kryeministrit të Mali të Zi. Ai tha se pret konfirmim të marrëdhënieve fqinjësore në mes dy vendeve.

“Nga  vizita e nesërme pres konfirmim të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Malin e Zi dhe çështja e kufirit nuk do të na ndajë drejt rrugës për në Bashkimin Evropian. Një shtet fqinjë si Mali i Zi ka orientim 100% me shtetin e Kosovës, pra anëtarësimi drejt NATO-s dhe integrimi drejt Bashkimit Evropian”.

“Republika e Malit të Zi është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe që vota e Malit të Zi ka qenë pro subjektivitetit të shtetit të Kosovës”.

 

Të ngjashme