Veseli: Ky ishte sesioni më produktiv i Kuvendit që nga shpallja e pavarësisë

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 14:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur sot gjatë seancës plenare se në sesionin pranveror, deputetët kosovarë kanë votuar më shumti projektligje që nga konstituimi i Kuvendit.

Ai tha se me përjashtim të sesioneve kur është shpallur pavarësia me 2008 si dhe sesionin e vitit 2013 kur ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë e ku janë votuar dhjetëra ligje përnjëherë në pako, në këtë sesion deputetët kanë arritur të votojnë më shumti projektligje.

Kryeparlamentari Veseli tha se gjatë sesionit pranveror janë mbajtur 29 seanca plenare, përkatësisht kanë qenë 52 ditë pune në seanca plenare, ku deputetët kanë votuar 38 projektligje dhe dy marrëveshje ndërkombëtare. Veseli theksoi se aktualisht në proces votimi ndodhen edhe 7 projektligje.

Vendimi më i madh i Kuvendit të Kosovës në këtë sesion parlamentar, konsiderohet marrëveshja për demarkacionin e kufirit Kosovë – Mali i Zi, që i hapi rrugë rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo marrëveshje po ashtu solli normalizim të punës së Kuvendit i cili për muaj të tërë pengohej së funksionuari nga opozita e cila hidhte gaz lotsjellës dhe nuk lejonte mbarëvajtjen e punës së legjislativit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme