Veseli: Largimi i të rinjëve, një ndër problemet më shqetësuese të Kosovës

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se largimi i të rinjëve është një ndër problemet më shqetësuese të Kosovës.

Me këtë rast Veseli sot ka takuar edhe disa të rinjë që kanë emigruar kohëve të fundit, ku njoftoi se me ta ka biseduar rreth shkaqeve që i kanë detyruar të ikin dhe për çfarë duhet bërë që të nxisim kthimin e tyre.

Postimi i plotë:

Sot ështē Dita Ndërkombëtare e Rinisë dhe largimi i të rinjve është një ndër problemet më shqetësuese të Kosovës. Me këtë rast, vendosa të takoj disa të rinj që kanë emigruar kohëve të fundit e që gjenden për pushime në Kosovë. Me ta bisedova për shkaqet që i kanë detyruar të ikin dhe për çfarë duhet bërë që të nxisim kthimin e tyre.

Argjendi e kishte lënë shkollën para tre vjetësh dhe ishte larguar në Itali sepse mendonte qe pozitat e punës merren me të njohur e jo me meritë, Shqiprimi ka ikur para tre muajsh në Gjermani pasi nuk mundi ta mbante hapur biznesin e tij ndërsa Redoni i diplomuar në marketing, është detyruar të shkoj në Austri.

Është më se e qartë që për t’u ofruar atyre mundësi brenda Kosovës, duhet të luftojmë nepotizmin në punësimet publike si dhe korrupsionin që po pengon investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Po ashtu, si kryeministër i ardhshëm do bëj prioritet fondet për autostradën e punësimit, që do i bind këta të rinj e shumë tē tjerë që të kthehen e shpërfaqin talentin dhe energjitë në Kosovë.

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting, table and outdoor
Image may contain: 1 person, smiling, sitting, table and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme