Veseli: Liberalizimi s’është arsye për të braktisur vendin, prijmë me numrin e aktakuzave për korrupsion

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 12:29 | Nga Besjana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Sipas tij, liberalizimi do të thotë shans e mundësi, por arsye për të ikur jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Kuvendit shtoi se gjeneratat e reja po e vuajnë vonesën e integrimit.

“Liberalizimi do të thotë shans e mundësi por jo për të ikur jashtë sepse nuk kemi sakrifikuar për të ikur. Duhet të heqim barrierat psikologjike”.

“Evropa është shumë rëndësishme për ne. Fati jonë dhe historia na ka mbajt mbrapa për të mos qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjeneratat tona dhe të reja po e vuajnë vonesën në integrimin evropian. Ne jemi krenar për identitetin tonë”.

“Jemi të sigurt që ne e i kemi përfunduar obligimet tona që lidhen me liberalizimin e vizave. Ne presim që qytetarët e Kosovës ta shohin Evropën dhe të jenë pjesë e saj sepse e meritojnë.  Ne duam të kemi këtë komunikim si pjesë e shkëmbimeve tregtare. Ne nuk duam të jetojmë jashtë”.

Veseli tha se krimi dhe korrupsioni janë kancer i një shoqërie. Ai shtoi se Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka numrin më të madh të aktakuzave ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion, raporton EO.

“Ne kemi shumë aktakuza edhe ndaj zyrtarëve të lartë. Kjo nuk ndodhë gjithherë edhe në vendet e rajonit. Lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme, nëse ka diçka më të keqe në shoqëri, është krimi dhe korrupsioni, këto janë kancer i shoqërisë”.

“Ne kemi një grup i cili është nga bashkimi evropian që do të dal me raport për situatën që e kemi. Reformat që po bëjnë në drejtësi janë shpresëdhënëse për luftimin e krimit dhe korrupsionit”.

Të ngjashme