Veseli: Ligji për Investime Strategjike ndihmon zhvillimin e ekonomisë 

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 14:48 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka quajtur lajm të mirë për ekonominë e Kosovës miratimin e ligjit për investime strategjike.

Menjëherë pasi projektligji u miratua në Kuvend në lexim të parë, kryeparlamentari Veseli ka thënë se ky ligj do të krijojë lehtësira për investitorë të huaj dhe ndikon në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ligji për investime strategjike që miratuam sot në Kuvendin e Kosovës është një lajm i mirë për zhvillimin e ekonomisë sonë.

Ai krijon lehtësira të shumta për investitorët e huaj nxitë investime serioze të cilat do të hapin vende të reja pune”, ka shkruar Veseli në një status në Facebook.

Të ngjashme